Kthimi i Messit: Barcelona merr goditje të rëndë nga Laliga
Shpresat e Barcelonës për të nënshkruar me Lionel Messin dhe për ta regjistruar Gavin kanë marrë goditje të rëndë, pasi Laliga ia ka refuzuar planin e ristrukturimit financiar të klubit.
Gjigandi katalonas është përballur me telashe të mëdha dhe të ditura financiare, të cilat edhe çun drejt largimit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë Messi si lojtar i lirë në vitin 2021.
Barcelona gjithashtu nuk ka qenë në gjendje t’ua vazhdojë kontratat futbollistëve Gavin, Sergi Roberto dhe Ronald Araujo.
Barça kishte shpresuar se Laliga do të bashkëpunonte me t’i ndihmuar në balancimin e llogarive financiare, pasi klubi është i detyruar t’i ulë shpenzimet për rreth 200 milionë euro, edhe pse ka thashetheme se se shifra mund të jetë edhe më e lartë, rreth 350 milionë euro.
Barça i ka bërë disa leva ekonomike të cilat do t'ia mundësojnë të grumbullojë të hollat e shumëkërkuara dhe nevojshme dhe të jetë në përputhje me rregullat e Financial Fair Play.
Megjithatë Sport, pretendon se Laliga e ka refuzuar planin e parë që Barcelona ka propozuar përmes të cilit synonte t’u ulte shpenzimet dhe t’i përmirësonte të hyrat për tri vitet e ardhshme.
Javier Tebas, presidenti i Laligës e ka bërë të qartë se klubi katalonas duhet të punojë shumë dhe shpejt në mënyrë që t’i respektojë rregullat sikurse klubet e tjera.
Pa këtë marrëveshje, Barça do ta ketë shumë të vështirë të regjistrojë lojtarët që duan të kenë marrëveshje të re siç është Gavi, e aq më tepër të nënshkruajë me lojtarë të rinj, siç është puna e Messit.
Barcelona është duke u munduar ta kthejë Messin në klub, duke qenë se është edhe dëshira e vetë lojtarit, ndërsa Xavi gjithashtu thuhet se dëshiron që të marrë në klub lojtarë si Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez./Orselina Lazraj/
