Kosovare Asllani viziton Kosovën - NACIONALE

Kosovare Asllani viziton Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollistja e famshme botërore Kosovare Asllani e ka vizituar Kosovën në 15 vjetorin e pavarësisë.

Asllani që luan te skuadra e madhe italiane, AC Milan ka ardhur në Kosovë nën epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it se bashku me babain e saj, Nasetin.

Në takim me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Asllani ka bërë me dije se në të ardhmen do të jetë trajnere, duke shprehur gatishmërinë që të marrë edhe stolin e Kosovës.

"Gjithashtu, Kosovarja u shpreh e gatshme që në të ardhmen përvojën dhe kontributin e saj ta japë edhe si përzgjedhëse e Kosovës", shkroi FFK.

Asllani padyshim është lojtarja më e famshme kosovare, ku arriti kulmin e karrierës me kalimin te Real Madrid, e pastaj u largua për t’iu bashkuar Milanit, derisa përfaqëson Suedinë.

Asllani shkroi historinë muajin e kaluar duke u bërë futbollistja e parë që fiton çmimin "Këmba e Artë".

Ky trofe i ishte ndarë vetëm burrave, sidoqoftë në vitin dhjetorin e vitit 2022 kjo gjë ndryshoi, me Asllanin që fitoi për herë të parë këtë trofe.

Jam shumë krenare dhe e nderuar që shkrova historinë duke e fituar çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një futbolliste”.

Ky çmim përfaqëson futbollin e grave dhe atë se sa larg ka arritur ai, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, kishte shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të ngjashme