Kosova në epërsi ndaj Izraelit pas pjesës së parë - NACIONALE

Kosova në epërsi ndaj Izraelit pas pjesës së parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi minimale pjesën e parë ndaj Izraelit.

"Dardanët" janë në epërsi me rezultat minimal 0:1, në një ndeshje mjaftë të tensionuar.

Izraeli ishte më e rrezikshme shumicën e kohës duke pasur raste të njëpasnjëshme, por që fatmirësisht nuk ia dolën t'i finalizonin.

Pas një gabimi në mbrojtje, përfitoi Vedat Muriqi që rrëmbeu topin duke pasuar te Milot Rashica i cili bëri mbrojtësin vendas të shënojë autogol (36') - VIDEO

Izrael kishte raste ta barazonte rezultatin, sidomos ai i Solomon përballë Muricit, mirëpo portieri kosovar tregoi klasin duke mos lejuar topin të përfundojë brenda rrjetës.

Kështu, Kosova shkon në pushim me avantazh minimal 0:1.

Lajme të ngjashme