Klubi serb tërhiqet nga ENBL për shkak të klubit kosovar
Liga e Evropës Veriore në Basketboll (ENBL) ka njoftuar se klubi serb, Dunav është tërhequr dhe arsyeja e këtij largimi janë politikat e brendshme që mediat serbe e lidhin me pjesëmarrjen e klubit kosovar, Prishtina.
Largimi i kësaj skuadra vjen hiç më larg se një ditë kur konfirmoi pjesëmarrjen në këtë garë.
Drejtori sportiv i BC Dunav dje tha se skuadra e tyre do të marrë pjesë në ligë por që as ata nuk do të udhëtojnë në Kosovë, e as Prishtina në Serbi.
“Ne u ftuam në bazë të miqësisë sonë të vjetër për të luajtur në Ligën e Evropës Veriore, e cila u themelua vitin e kaluar," tha Mitar Asćerić, drejtor sportiv i Dunav, i cili është në sezonin e dytë të një bashkëpunimi tre vjeçar me bardhezinjtë, për Mozzart Sport.

“Në marrëveshje me Partizanin pranuam ftesën, me dëshirën parësore për të promovuar sa më shumë lojtarë tanë dhe për ta ngritur klubin në një nivel më të lartë."
Faqja zyrtare e ENBL-së doli me njoftim zyrtar për tërheqjen e skuadrës serbe dhe kur pritet që të fillojë kjo ligë.
“Sezoni i dytë i Ligës së Evropës Veriore do të ketë 15 klube pas një largimi në minutën e fundit të BC Dunav.
Klubi serb e ka tërhequr kërkesën për arsye politike të brendshme të premten, më 4 nëntor.
ENBL respekton vendimin e BC Dunav dhe i uron fat të mirë klubit.
Për shkak të rrethanave të papritura, Grupi A do të ketë shtatë ekipe dhe Grupi B - tetë skuadra. Katër skuadrat më të mira nga secili grup do të kualifikohen në play-off.”

Pasi ishte vetë drejtori sportiv i skuadrës serbe që reagoi për pjesëmarrjen e skuadrës dhe mosudhëtimin për në Prishtinë, mediat lokale serbe kuptuan se arsyeja kryesore pse Dunav tërhoqi kërkesën brenda një dite dhe nuk do të marrë pjesë në edicionin e dytë të ENBL-së është skuadra më e trofeshme kosovare, Prishtina.
Skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Evropës Veriore në Basketboll, janë:
Grupi A : Budivelnyk Kyiv (Ukrainë), Kalev/Cramo (Estoni), Sigal Prishtina (Kosovë), Start Lublin (Poloni), Šiauliai (Lituani), TalTech Optibet (Estoni), Zastal Zielona Gora (Poloni).
Grupi B : Basket Brno (Çeki), BM Stal Ostrow (Poloni), Ironi Ness Ziona (Izrael), King Szczecin (Poloni), Tartu Ulikool (Estoni), Trefl Sopot (Poloni), Valmiera Glass (Letoni), Wolves Vilnius ( Lituani).
Teksa orari zyrtare siç njofton faqja zyrtare e ligës do të bëhet brenda pak ditësh, pasi të finalizohen datat për Final Four.