Klubet e Premierligës e ndalojnë reklamimin e lojërave të fatit në fanella
Klubet e Premierligës janë pajtuar që t’i heqin emrat e lojërave të fatit nga pjesa e përparme e fanellave të tyre gjatë ndeshjeve deri në kah fundi i sezonit 2025/26.
Megjithatë, pas afatit të fundit, klubet do të jenë në gjendje të vazhdojnë të shfaqin markat e lojërave të fatit vetëm në mëngë të fanellave dhe reklamave LED. Klubet do të lejohen të sigurojnë marrëveshje të reja para afatit.
Tetë klube sponsorizohen nga kompanitë e lojërave të fatit në pjesën e përparme të bluzave të tyre me vlerë rreth 60 milionë funte në vit. Njoftimi vjen pas një konsultimi mes ligës, klubeve të ligës dhe Departamentit për Kulturë, Media dhe Sport, si pjesë e rishikimit të vazhdueshëm nga qeveria rreth lojërave të fatit.
Ky vendim do të bëjë që Premierliga të bëhet liga e parë sportive në Mbretërinë e Bashkuar që merr një masë të tillë vullnetarisht për ta zvogëluar reklamimin e lojërave të fatit. /Orselina Lazraj/