Klopp: Ky sezon i Liverpoolit do të mbahet mend vetëm për fitoren 7:0 kundër Manchester Unitedit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka thumbuar Manchester Unitedit duke thënë se fitorja 7:0 kundër tij është gjëja e vetme për të cilën do të mbahet mend skuadra e tij këtë sezon.
Trajneri gjerman është përballur me një sezon të vështirë 2022/23, pasi të kuqtë pritet të mesin jashtë Ligës së Kampionëve dhe më gjasë jashtë Ligës së Evropës sezonin e ardhshëm.
Liverpooli gjendet në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës, mbrapa Newcastle, Man United, Tottenham dhe Aston Villa në garë për një vend në Evropë sezonin e ri.
Të kuqtë i kanë pasur disa çaste të ndritshme këtë sezon, megjithatë, si fitorja 9:0 kundër Bournemouth. Por në mendjen e Kloppit si çasti më i mirë i sezonit ka ngelur triumfi madhështor 7:0 kundër Unitedit në mars.
“Gjithmonë kam menduar se do të kem kohë për këto gjëra pas karrierës sime. Prandaj, ky sezon, nëse nuk bëjmë diçka shumë të veçantë, do të mbahet në mend për fitoren 7:0 kundër Unitedit”, tha Klopp të premten para përballjes me Tottenhamin të dielën në P
Të kuqtë janë në një ecuri të mirë prej pesë fitoreve rresht në ligë, por janë jashtë çdo gare për trofe.
“Shpresoj se kur njerëzit do të flasin për këtë pas pak vitesh do ta kujtojnë dhe do të thonë ‘është viti që ne e mposhtëm 7:0 Unitedin’ dhe se do të mundë të thonë diçka të mirë për këtë”, shtoi ai.