Klopp e pranon se duhet ‘rindërtim’ te Liverpooli
Trajneri Jurgen Klopp thotë se nënshkroi kontratë të re verën e kaluar pasi donte të pranonte përgjegjësitë për rindërtimin që është i domosdoshëm në "Anfield".
Ish trajneri i Borussia Dortmundit befasoi të gjithë duke rinovuar për dy vite tjera me "Reds", me kontratën e atëhershme që i skadonte në vitin 2024.
Të gjithë prisnin një garë mes Liverpoolit dhe Man Cityt, por humba e fundit derisa edhe turpërimi nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve kanë ndikuar të kenë pikëpyetje lidhur me të ardhmen e gjermanit.
"Jemi të ndikuar nga gjërat që ndodhen së fundmi, por nuk jemi budallenj. Ishte gjithmonë e qartë se kjo skuadër ka një histori të mrekullueshme dhe mënyra se si ky klub drejtohet duke mos spërkatur para dhe shikoni nëse funksionon apo jo".
“Transferet tona duhet të jenë gjithmonë në pikën e duhur. Kjo e bën atë vërtet të ndërlikuar. Nuk mund të bëjmë katër transferime para se të dimë se kush do të largohet nga klubi. E dija se do të ishte e ndërlikuar, kjo është një nga arsyet kryesore që nënshkrova një kontratë të re".
“Jo sepse jam kaq i mrekullueshëm vetëm sepse imagjinoni të njëjtën situatë me një trajner tjetër? Të gjithë do të kishin thënë: "Kthejeni Kloppin!" Ne nuk e kemi atë. Disa prej tyre (tifozët) duan që unë të largohem, kjo është mirë. Këtë mund ta kuptoj edhe unë. Por ka të bëjë me stabilitetin që mund të arrijmë".
“Sezoni i kaluar nuk ishte një sezon për ndryshime të mëdha. Ne luajtëm deri në momentin e fundit dhe nëse doni të ndryshoni në këtë klub, nuk mund të sillni vetëm lojtarë të rinj dhe të kuptoni: “Oh, askush nuk dëshiron të largohet”. Nuk funksionon kështu”, theksoi ai.
Liverpool është pranë eliminimit edhe nga Liga e Kampionëve sidomos pas humbjes 2:5 në shtëpi nga Reali, me ndeshjen kthyese që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Në ndeshjen e radhës, Liverpool do të përballet me Crystal Palace në kuadër të Premierligës