Këshilla e Ronaldos për keçapin që e ndihmoi Diogo Jotan - NACIONALE

Këshilla e Ronaldos për keçapin që e ndihmoi Diogo Jotan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Diogo Jota ka zbuluar se një këshillë nga Cristiano Ronaldo për keçapin e ka ndihmuar atë që t’i japë fund një ecurie prej 12 muajve pa shënuar gol në Premierligë.

Përfaqësuesi i Portugalisë më në fund u rikthye për të luajtur në Premierligë, në fitoren e thellë të Liverpoolit 6:1 kundër Leeds Unitedit në Elland Road të hënën.

Në këtë ndeshje, Jota i shënoi dy golat e tij të parë në Premierligë që nga prilli i vitit 2022. Sulmuesi 26-vjecar i pësoi dy lëndime brenda një viti, një tërheqje muskulore (hamstring) e la atë jashtë fushës tërë muajin gusht, para se ai të mungonte për katër muaj të tjerë, përfshirë në Kupën e Botës 2022, si pasojë e një lëndimi në pulpën e këmbës.

Bashkëkombësi i tij Ronaldo e kishte ndihmuar më fjalë inkurajuese në kohën e vështirë, duke i thënë se “synimet janë si hapja e një shishe keçapi, kur del pika e parë, gjithçka del jashtë”.

Jota ka thënë për Sky Sport: “Është një nga fjalitë që Ronaldo më tha dhe ka mbetur në mendjen time gjithë këto vite. Mendoj se futbolli është i paparashikueshëm dhe këto janë gjërat që na pëlqejnë në futboll. Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.”

Ky sezon është vërtet shumë i vështirë, duke luftuar me lëndimet. Tani po përpiqem që të rikthehem më i fortë dhe një ndeshje si sot do të më ndihmonte shumë. Është pjesë e futbollit, përpiqeni gjithmonë të besoni në veten tuaj, por padyshim që kur arrin golin gjithçka bëhet më e lehtë në mendjen e një lojtari. Ne vetëm duhet të përfitojmë nga momenti sepse është vërtet e vështirë për ta arritur këtë”, shtoi ai.

Jota ka bërë paraqitje të mirë gjatë kohës së tij në Anfield, duke i shënuar 36 gola në 105 paraqitje dhe ai do të shpresojë që portat të jenë hapur për të përsëri në një konkurrencë të fortë me lojtarët si Darwin Nunez, Luis Diaz, Fabio Carvalho dhe Cody Gakpo për formacionin e parë të Liverpoolit./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme