"Kemi skuadrën më të mirë në histori të Zvicrës", Yakin optimist për Kupën e Botës
Përzgjedhësi Murat Yakin beson se Zvicra momentalisht ka kombëtaren më të mirë në histori të tyre që do të garojë për Kupën e Botës.
Skuadra e Yakin do ta nis kampanjën e Kupës së Botës ndaj Kamerunit të enjten në grupin G, ku janë të pamposhtur deri me tani në garat kualifikuese për Katar.
Zvicra nuk ka arritur në çerekfinale të turneut që nga viti 1954, por Yakin beson se tani kjo është skuadra më e mirë që ka përfaqësuar ndonjëherë shtetin e tyre në Kupën e Botës.
"Mendoj se jemi Kombëtarja e Zvicrës më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, kemi lojtarë fantastikë që luajnë në vende dhe jam i bindur se do të përformojmë Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë".
"Mendoj se kemi një skuadër të mirë me shpirt të mirë që është ndërtuar në këto vitet e fundit. Futbolli është përmirësuar shumë dhe ne duam ta shkruajmë historinë".
Përpos Kamerunit, Zvicra është në të njëjtin me grup me Serbinë dhe Brazilin, derisa kapiten do të jetë shqiptari Granit Xhaka.
Ylli i Arsenalit ka qenë një ndër lojtarët më në formë këtë edicion nën urdhrat e Mikel Artetas, por 30-vjecari deklaroi se shpreson që ky besim të jetë ndihmë për kombëtaren.
"Mendoj se klubi im ka pasur një sezon të mirë, por gjithmonë e them se kombëtarja është diçka ndryshe".
"Sigurisht, kam shumë vetëbesim dhe do të provoj ta dhuroj këtë te bashkëlojtarët".
Zvicra edicionin e kaluar arriti një ndër rezultatet më të mëdha duke eliminuar Francën në "Euro 2020" dhe hynë në këtë sfidë ndaj Kamerunit me shumë optimizëm se do të avancojnë nga faza e grupeve.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kamerunit do të nis me fillim nga ora 13:00.