Juventus shijon fitoren e tretë radhazi në Serie A, triumfon kundër Spezias
Juventus ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Seria A, këtë herë duke mposhtur në udhëtim Spezian.
"Zonja e Vjetër" fitoi me rezultat komod 0:2, duke dominuar qysh nga fillimi.
Sulmuesi Dusan Vlahovic kaloi Juventusin në epërsi pas 17 minutave lojë, por pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Juventusi ishte shumë më dominues dhe arriti të dalë në avantazh përmes qendërsulmuesit Moise Kean, që u asistua nga Filip Kostic (32').
Pas kësaj, Spezia rrezikoi përmes Eldor Shomurodov mirëpo Mattia Perin bëri një super pritje që t'ia mohojë golin.
Në pjesën e dytë, ishte argjentinasi Angel di Maria që shënoi një gol tejet të bukur në korner të portës për t'i dhënë qetësinë Juves (67').
Dy klubet italiane kishin edhe disa raste, por u mungoi konkretizimi kësisoj Juve arkëtoi pikët e plota.
Pas kësaj fitore, gjiganti italian ngritët në pozitën e shtatë me 32 pikë, por ende larg zonave evropiane, derisa Spezia në pozitën e 17-të me 19 sosh.
Në xhiron e radhës, Juventus do të përballet me rivalin lokal Torino, derisa Spezia do të takohet me Udinesen.