Juventus kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Salernitana - NACIONALE

Juventus kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Salernitana

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Salernitana, në kuadër të xhiros së 21-të në Seria A.

"Zonja e Vjetër" zhvilloi lojë të shkëlqyeshme duke triumfuar me rezultat bindës 0:3.

Ishte sulmuesi Angel di Maria që fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës dhe nga 11-metërshi sulmuesi Dusan Vlahovic u tregua i saktë duke i dhënë epërsinë mysafirëve (26') - VIDEO.

Pas një aksioni fantastik, Vlahovic gjeti të lirë bashkëkombësin serb Filip Kostic, i cili e dërgoi nga afërsia topin në rrjetë (45') - VIDEO.

Juventusi fitoren e vulosi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, përmes Vlahovic që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Nicolo Fagiolit (47') - VIDEO.

Në fakt, "Bianconerët" mund të shënonin edhe më shumë gola, sidomos përmes Angel di Maria, mirëpo argjentinasi dështoi disa herë, e një herë goditi edhe shtyllën.

Sidoqoftë, me këtë fitore Juventus ngritët në pozitën e 10-të në tabelë me 26 pikë, derisa Salernitana qëndron në pozitën e 16-të me 21 sosh.

Në xhiron e radhës, Juventus do të jetë nikoqir i Fiorentinas, derisa Salernitana do të përballet me Hellas Veronan.

Lajme të ngjashme