Jualian Nagelsmann i hapur për bisedime me Tottenhamin - NACIONALE

Jualian Nagelsmann i hapur për bisedime me Tottenhamin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Julian Nagelsmann është i hapur për të biseduar për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, edhe pse mund të vendosë të pushojë një kohë për të reflektuar para punës së radhës.

Tottenhami është i interesuar për Nagelsmannin, pas shkarkimit të tij nga Bayern Munich dhe largimit te Antonio Contes.

Zëvendësimi i Nagelsmannit me Thomas Tuchel në Bayern, i ka hapur rrugë kryetarit të Spurs, Daniel Levy, që të provojë ta marrë një trajner që e admiron tash e shumë kohë.

Nagelsmann ishte në radarin e kryetarit të Spurs, Daniel Levy, kur ata shkarkuan Mauricio Pochettino në vitin 2019.

Ata gjithashtu u përpoqën por pa sukses të zëvendësonin Mourinhon me gjermanin në vitin 2021 pak para se ai t’i bashkohej me Bayernin.

Nagelsmann ka vëzhguar prej kohësh ekipin e Tottenham. Në një intervistë të vitit 2019, ai pranoi se kishte parë ndeshjet e Tottenham

“Kam parë ndeshjet që nga koha e Pochettinos. Ai është një menaxher vërtet i mire dhe ekipi ishte i mrekullueshëm për ta parë nga ana e spektatorëve dhe më pëlqejnë konferencat për shtyp të Jose Mourinhos”, kishte thënë ai.

Tottenhami e ka bërë listë me disa trajnerë të mundshëm që disa javë.

Ndër emrat që Levy ka admiruar prej disa kohësh janë: Marco Silva, Roberto De Zerbi, Sergio Conceicao dhe Thomas Frank, ndërsa Vincent Kompany është shfaqur si një emër i besueshëm pas ndikimit të tij të Burnley këtë sezon./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme