“Ju e dini ku do të shkojë ai” – Guardiola thotë se Man City s’mund ta marrë Mbappen - NACIONALE

“Ju e dini ku do të shkojë ai” – Guardiola thotë se Man City s’mund ta marrë Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se kampioni anglez dhe evropian nuk është në garë për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, duke thënë para gazetarëve “ju e dini se ku dëshiron të shkojë ai”.

Mbappe e njoftoi PSG-në javë më parë se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen pas vitit 2024 dhe se ka për qëllim të largohet nga klubi verën e ardhshme.

Derisa Mbappe ka ngulur këmbë se nuk dëshiron të largohet këtë verë, kjo nuk i ka ndalur thashethemet se PSG-ja do të nxjerrë në shitje atë këtë verë në mënyrë që të përfitojnë para nga largimi i tij.

Dhe nëse ndodh kjo, atëherë City nuk do të jetë klubi që do ta blejë atë, pasi Guardiola konfirmoi të hënën se skuadra e tij nuk është në garë.

Ne nuk do të nënshkruajmë me Kylian Mbappen, ai nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt – të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë ai”, tha Guardiola duke iu referuar sagës së shumëpërfolur mes Mbappes dhe Real Madridit.

"Nëse Barça ia del ta marrë atë, atëherë do ta ketë marrë një lojtar fantastik", shtoi ai.

Guardiola u pyet edhe për të ardhmen e Ilkay Gundoganit dhe Joao Cancelos, të cilët pritet të largohet nga Etihadi këtë verë.

Gundoganit i mbaroi marrëveshja me Cityn këtë muaj dhe për të flitet se do t’i bashkohet Barcelonës, derisa Cancelo sapo është kthyer nga huazimi gjashtëmujor te Bayern Munich.

Jam i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me Gundon, por edhe ne jemi shumë të interesuar për ta mbajtur atë në klub. Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne”, theksoi Guardiola.

Në lidhje me Cancelon, Guardiola shtoi: “Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Barça për Joao Cancelon – asnjë propozim nga ta”.

Lajme të ngjashme