Jesus: Vendosa të largohem nga City, pasi Guardiola më bëri të qaj - NACIONALE

Jesus: Vendosa të largohem nga City, pasi Guardiola më bëri të qaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Jesus ka thënë se vendimin për t’u larguar nga Manchester City e kishte marrë kur trajneri Pep Guardiola e kishte bërë atë me vaj duke e lënë rezervist në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Përfaqësuesi i Brazilit luajti nën urdhrat e Guardiolës për pesë vjet në stadiumin Etihad, para se t’i bashkohej Arsenalit verën e kaluar, një lëvizje për të cilën tha se e kishte bërë të ndiej i çliruar.

Duke folur për “Denilson show” të enjten, Jesus tha se pika e kthesës në karrierën e tij ishte gjatë ndeshjes së Cityt në shtëpi kundër Paris Saint-Germainit në nëntor 2021, kur ai ishte lënë në stol, ndërsa mbrojtësi anësor Oleksandr Zinchenko kishte luajtur sulmues fals.

“E kishim një ndeshje në Ligën e Kampionëve, me PSG, në shtëpi, në të cilën ai e vendosi Zinchenkon si 9 flas. Çmenduri”, tha Jesus.

“Një ditë më herët, ai nuk e kishte përdorur atë në stërvitje, më kishte vendosur mua si sulmues... Zinchenko madje u tall me mua: ‘atë ditë u ndjeva keq për ty’”.

Jesus shtoi: “Dy orë para ndeshjes, patëm bisedë ekipore, ekipi ha, pushon 30 minuta dhe pastaj shkon në ndeshje. Ai na njoftoi për ekipin startues, unë nuk ngrëna madje. Shkova drejt e në dhomë, qava. I telefonova nënës për të biseduar: ‘Dua të largohem.’ Doja të kthehesha në shtëpi sepse ai e vendosi në lojë Zinchenkon, dhe jo mua. Ai e vendosi në sulm një mbrojtës anësor. U çmenda.”

Jesusi e zëvendësoi Zinchenkon në pjesën e dytë të asaj ndeshjeje dhe e përgatiti golin e barazimit para se të shënonte golit e fitores 2:1 për Cityn në çastet e fundit.

Lajme të ngjashme