“Jam më i uritur se kurrë”- Haaland tregon se sa i mungoi Kupa e Botës
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka treguar dhimbjen e tij që humbi Botërorin e Katarit 2022, pasi kombëtarja e tij, Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, por ka thënë se kjo e motivon të kthehet më i fortë se kurrë, pasi është i uritur për sukses.
22-vjeçari tregoi se duke parë lojtarët tjerë që shënon gola në Kupën e Botës dhe fitonin ndeshjet e ‘irritonin’.
Dhe pasi bëri kthimin e tij në futbollin e klubeve, pas pushimi një mujor, ai vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme me kampionët në fuqi të Anglisë.
Ai shënoi gol në kupën Carabao, në fitoren ndaj Liverpoolit, e pastaj shënoi edhe dy gola dje në fitoren 3:1 ndaj Leeds United.

Me golat e shënuar dje, ai hyri në histori të Premierligës, duke arritur 20 gola në kohë rekorde, pra në vetëm 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Shifra vërtet të frikshme.
Duke folur për Amazon Prime pas ndeshjes, Haaland tani ka vënë synimet e tij për të arritur liderët e ligës, Arsenal, ndërsa këmbëngul se duhet të stërvitet më fort pasi ka humbur disa raste.

Duke komentuar objektivin e tij për këtë sezon, ai tha: “Kam një objektiv, por nuk mund ta them. Sapo e thashë brenda, mund të kisha shënuar pesë, është e vërteta.
“Por ne fituam, kjo është gjëja më e rëndësishme, ju e shihni Arsenalin në krye tani, ne duhet t'i arrijmë ata, kështu që ne fitojmë dhe unë jam shumë i lumtur. Por si sulmues, mund të kisha shënuar disa gola më shumë, por kjo është jeta. Çfarë mund të bëj? Më duhet të stërvitem më shumë.”

Duke diskutuar pushimin gjatë Kupës së Botës, Haaland u pyet nga Alan Shearer se çfarë bëri gjatë pushimit. Për të cilën ai tha: "Të jem në shtëpi, të jem pak i çmendur që nuk luaj në Kupën e Botës, duke qenë në shtëpi në divanin tim. Kam rimbushur bateritë e mia dhe të shikoj të tjerët të shënojnë, të fitoj ndeshjet në Kupën e Botës më nxit dhe më motivon dhe më irriton. Unë jam më i uritur dhe më i gatshëm se kurrë.
