“Jam i sigurt se do të jetë së shpejti” – Messi e pranon që është afër të pensionohet nga Argjentina
Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka pranuar se karriera e tij me Kombëtaren e Argjentinës po vjen drejt fundit, duke thënë se pensionimi i tij do të jetë shumë shpejtë, pasi ka hyrë në vitin e fundit të karrierës.
Pasi sulmuesi 36-vjeçar udhëhoqi Argjentinën në kurorën e tretë botërore në Katar, Messi u zotua prerazi se do të vazhdojë të luajë si kampion për amerikano-jugorët. Megjithatë, ai kishte sugjeruar se nuk do të kthehej për Botërorin e vitit 2026 dhe e përsëriti këtë qëndrim muajin e kaluar ndërsa zbuloi lëvizjen e tij drejt MLS te Inter Miami. Tani, gjatë një interviste në TV Publica, ku u mor në pyetje nga bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Argjentinës, ai theksoi edhe një herë se është në fazën e fundit të karrierës së tij dhe pensionimi i tij ndërkombëtar "do të jetë së shpejti", por u përmbajt nga vendosja e një date për këtë.

Kur u pyet se kur do të ndalojë së luajturi për kombëtaren e Argjentinës nga Exequiel Palacios, Messi u përgjigj: “Sinqerisht, nuk e di deri kur. Mendoj se do të ndodhë kur duhet të ndodhë. Pasi keni arritur gjithçka kohët e fundit, e vetmja gjë për të bërë është të shijoni. Zoti do të thotë kur të vijë ai moment. Logjikisht, për shkak të moshës sime, jam i sigurt se do të jetë së shpejti. Por nuk e di saktësisht se kur do të jetë koha e duhur. Mendoj për ditën, duke shijuar gjithçka të bukur. Na u desh të kalonim kohë shumë të vështira në kombëtare. Ne patëm fatin të ishim kampionë të Kupës së Botës dhe të Kupës së Amerikës. Është koha për të shijuar”, shtoi ai.
