Ja pse Milani i shkarkoi Maldinin dhe Massaran
Paolo Maldini dhe Federico Massara u shkarkuan nga pozitat e tyre drejtuese në Milan të hënën për shkak të dallimeve në qëndrime me pronarin e klubit Gerry Cardinale.
Maldini dhe Massara u takuan me Cardinalen të hënën dhe takimi i tyre nuk zgjati shumë. Në fakt, as 35 minuta të mirë, sipas La Repubblicas.
Mediat italiane raportojnë se Maldini dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë u shkarkuan për shkak të mospajtimeve me Cardinalen rreth të ardhmes së klubit.
Klubi pritet të njoftojë largimin e tyre së shpejti.
Milan, Maldini va via: è rottura con la società. La squadra in rivoltahttps://t.co/5msXgjiGPl
— Repubblica (@repubblica) June 5, 2023
Maldini kishte kërkuar më shumë investime nga pronarët e klubit, por Cardinale kishte shprehur pakënaqësi me lojtarët që kjo dyshe i kishte sjell në Milan gjatë verës së kaluar, posaçërisht Charles De Ketelarere dhe Divock Origi.
Sipas La Gazzeta dello Sport, Maldini donte të sillte në klub lojtarë më me përvojë gjatë kësaj vere, si Marko Arnautovic dhee Domenico Berardi, që është në kundërshtim me synimet e pronarëve; lojtarët e rinj që mund të lulëzojnë në klub.
Cardinale është po ashtu i pakënaqur me rezultatet e skuadrës në Serie A. Kuqezinjtë e siguruan top katërshen vetëm falë dënimit të Juventusit me heqjen e 10 pikëve.
Milani nuk pritet t’i zëvendësojë Maldinin dhe Massaran, pasi do ta promovojë shefin e skautëve Geoffrey Moncada, i cili do të punojë përkrah shefit të ri ekzekutiv Giorgio Furlani.