Ismet Munishi: Bravo Andorra, kështu luftohet për kombëtare - NACIONALE

Ismet Munishi: Bravo Andorra, kështu luftohet për kombëtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka komentuar, rezultatin dëshpërues të Kombëtares së Kosovës ndaj Andorrës, duke thënë se kjo kombëtare tregoi se si luftohet për fanellën e Kombit.

Kosova barazoi 1:1 ndaj Andorrës në Fadil Vokrri, kështu duke dështuar të fitojë në dy ndeshjet e marsit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Munishi thotë se goli i shënuar nga Andorra ishte një skemë e ushtruar dhe ata treguan si luftohet për fanellë të Kombëtares.

“Andorra na jep gooll me skem të ushtruar ne ndërprerje dhe na mësoi si luftohet për fanellën e Kombëtares.”

No description available.

Kombëtarja e Kosovës tashmë do të jetë në pushim deri në muajin qershor, kur e pret Rumaninë në shtëpi dhe udhëton për t’u përballur me Bjellorusinë.

Dardanët nga dy ndeshjet e grumbulluara morën dy pikë dhe gjenden në vendin e tretë, pas Zvicrës e Rumanisë që kanë pikë të plota në Grupin I.

Lajme të ngjashme