“Isha gabim” – Klopp reagon pasi u cilësua hipokrit për komentet e tij gjatë vitit 2016
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se kishte gabuar, pasi u cilësua si hipokrit për komentet e tij në të kaluarën për transferimin e shtrenjtë të Paul Pogbas, me skuadrën e tij që ka ofruar tani 130 milionë euro për Moises Caicedon, ofertë kjo e pranuar tashmë nga Brighton.
Të kuqtë e mposhtën Chelsean për Caicedo e Brightonit me një rekord britanik prej 130 milionë euro (140 milionë dollarë) për mesfushorin. Ekuadoriani tani është i vendosur të bëjë kalimin e tij në Anfield ku do të ribashkohet me Alexis Mac Allister.
Sidoqoftë, komentet e Kloppit në vitin 2016 për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United për 100 milionë euro, janë rikthyer për ta ‘kafshuar’ atë pas këtij transferimi. Madje gjermani u zotua se do ta linte futbollin nëse do të shpenzonte 100 milionë për një lojtar.

"Nëse sjell një lojtar për 100 milionë funte dhe ai lëndohet, atëherë gjithçka kalon në oxhak. Ditën që ky është futboll, unë nuk jam më në punë, sepse loja ka të bëjë me të luajtur së bashku. Klubet e tjera mund të dalin dhe shpenzojnë më shumë para dhe mbledhin lojtarët më të mirë. Unë dua ta bëj ndryshe. Madje do ta bëja ndryshe nëse mund t'i shpenzoja ato para", kishte thënë ai.
Por, pas transferimit të Caicedos, trajneri pranoi se ai ishte "gabim" në gjykimin e tij dhe gjërat kanë "ndryshuar" që atëherë.

"Gjithçka ndryshoi. A më pëlqen? Jo. A e kuptova se kisha gabuar? Po. Kështu shkon," u tha ai gazetarëve përpara përballjes me Chelsean.
"Arabia Saudite nuk do të ndihmojë me këtë. Në fund, ne duhet të përpiqemi dhe të sigurohemi që të marrim ekipin më të mirë të mundshëm së bashku. 50% do ta pëlqejnë dhe 50% jo. Ne po përpiqemi të mbledhim skuadrën më të mirë për ne. Nuk mundemi vetëm të tregojmë me gisht nga lojtarët dhe t'i sjellim ata, ka shumë punë për të bërë. Ndonjëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Nëse njerëzit duan të shfaqin fjalët e mia të pesë viteve më parë, nuk ka problem. E kuptoj që isha gabim”, shtoi ai.
Edhe pse Klopp konfirmoi se marrëveshja e Caicedos ka përfunduar, ai u përmbajt të ndante nëse lojtari do t'i bënte testet mjekësore të premten, gjë që më pas do ta bënte atë të disponueshëm për ndeshjen me Chelsean.
"Tarifa me klubin është rënë dakord. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk jemi një klub me burime të pafundme dhe nuk prisnim që të ndodhnin disa gjëra këtë verë. Më pas ndodhën," tha ai.

Pasi u bë presion për testet mjekësore të Caicedos, ai tha: "Nuk mund të them. Nuk e di."
Saga e transferimit të Caicedos e ka bërë edhe më emocionuese ndeshjen hapëse të Liverpoolit në Premierligë kundër Chelseat , pasi të kuqtë do të përpiqen të triumfojnë në betejën në fushë pasi i mposhtën ata për ekuadorianin.

