Interi e mposht Atalantën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë - NACIONALE

Interi e mposht Atalantën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka arritur që me shumë mund ta mposhtë Atalantën me rezultat 1:0 dhe kësisoj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zikaltrit duket se kanë kthyer formën e tyre, pasi pas fitores në Serie A në fundjavë, ata nuk dëshpëruan as në kupë. Kjo është fitorja e pestë me radhë në kupën italiane, në të cilën kërkon mbrojtjen e titullit kampion.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ishte dominuese gjatë tërë takimit, por duhet thënë se edhe Atalanta kishe shanset e veta, që me shumë lehtësi do të mund t’i ndëshkonin.

Pjesa e parë përveç rasteve të krijuara dhe një kontrolli të topit të Interit në mesfushë, nuk prodhoi gola.

Interi vazhdoi me lojën e mirë edhe në pjesën e dytë, tani duke bërë më shumë presion në zonën e rrezikshme, që shpeshherë edhe pësonin në kundërsulme, por për fatin e mirë të tyre, Atalanta në disa raste të pastra nuk arritën të tregoheshin konkret.

Shënuesi i vetëm në ndeshje ishte mbrojtësi italian, Matteo Darmian, që shënoi në minutën e 57-të pas asistimit të Lautaro Martinez.

Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe Interi bëhet skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa në dy ditët në vazhdim do të mësohen edhe tri skuadrat tjera.

Lajme të ngjashme