Hidhet shorti për sezonin e ri të Ligës së Evropës, Liverpooli me shumë fat
Sot në Monako është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Evropës, ku si zakonisht 32 skuadra u ndanë në tetë grupe.
Liverpooli i Jurgen Klopp do të ketë punë të lehtë në grupe, pasi i përcolli fati në short, por nuk pati ndonjë grup të vështirë që ra në sy.
Grupet në Ligën e Evropës, duken kështu:
Grupi A: West Ham United, Olympiacos, Freiburg, Backa Topola;
Grupi B: Ajax, Marseille, Brighton, AEK;
Grupi C: Rangers, Betis, Sparta Praha, Aris Limassol;
Grupi D: Atalanta, Sporting, Sturm Graz, Rakow Czestochowa;
Grupi E: Liverpool, LASK, Union Saint-Gilloise, Toulouse;
Grupi F: Villarreal, Rennais, Maccabi Haifa, Panathinaikos;
Grupi G: Roma, Slavia Praha, Sheriff Tiraspol, Servette;
Grupi H: Bayer Leverkusen, Qarabag, Molde, Hacken.
The 2023/24 group stage is set ✅#UELdraw pic.twitter.com/rKmamwpJyf
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) September 1, 2023
Sezoni i ri i Ligës së Evropës fillon më 21 shtator, me përballjet e para në grupet përkatëse, ndërsa më 14 dhjetor mësohen skuadrat që kanë kaluar grupet.
Finalja e madhe do të luhet në Aviva Stadium në Dublin të Republikës së Irlandës, më 22 maj 2024.