Harry Maguire i gatshëm që të luftojë për pozitën e titullarit te Man United - NACIONALE

Harry Maguire i gatshëm që të luftojë për pozitën e titullarit te Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni Harry Maguire insiston se është i gatshëm të luftojë për pozitën e titullarit te Manchester United, pasi humbi pozitën nën urdhrat e Erik ten Hag.

Pasi luajti në dy humbjet ndaj Brightonit dhe Brentfordit, Maguire është larguar nga pozita e titullarit në katër xhirot e fundit, me Ten Hag që preferon Lisandro Martinez dhe Raphael Varane në "zemrën e mbrojtjes".

Pavarësisht që nuk ka zhvilluar minuta të shumtë, Maguire ishte titullar për Anglinë në humbjen e djeshme nga Italia (1:0).

Dhe duke folur pas ndeshjes, kapiteni i Man United thotë se minutazha e ulët në "Old Trafford", nuk do të ketë ndikim me Anglinë në Kupën e Botës.

"Jam shumë mirë, gati të luaj, ndihem mirë dhe i freskët. Në formën time, nuk e di se çfarë është thënë, nuk i lexoj aspak".

"Erdha nga tre ndeshje pozitive me Anglinë në verë dhe kisha parapërgatitje të mirë, ndihem vërtet mirë".

"Sigurisht, trajneri (Erik ten Hag) ka vendosur të më largojë dhe skuadra ka qenë duke fituar që atëherë. Jam duke luftuar shumë që të rikthehem në fushë dhe jam i sigurt që do të jem gati sapo mundësia im të vijë".

"Kjo është e tëra që mund të bëj dhe të ndihmoj skuadrën. Nuk jam i koncentruar te askush tjetër dhe se çfarë thonë njerëzit. Mendoj se nëse njerëzit bëjnë tregime për mua, unë jam kapiten i Manchester Unitedit, është gjithmonë një lajm i madh".

"Pra, kjo është arsyeja që e bëjnë, atyre iu pëlqejnë klikimet, por unë shkova në Euro pas tetë javësh i lënduar dhe nuk luajti një ndeshje, por hyra në ekipin më të mirë të turneut", deklaroi ai.

Ndërkohë, Anglia për herë të parë pas dy dekadash ka kaluar tre ndeshje pa shënuar gol, derisa nuk ka rënë në ligën B të Ligës së Kombeve.

Lajme të ngjashme