"Harry Kane do t'i bashkohet Man Unitedit dhe ta fitojë Premierligën"
Ylli i Tottenhamit, Harry Kane do t'i bashkohet Manchester Unitedit dhe do t'iu ndihmojë ta fitojnë titullin e Premierligës për herë të parë që nga viti 2013, kështu thotë legjenda e klubit Louis Saha.
Anglezi ka edhe 18 muaj të mbetur në karrierë me Spurs, derisa theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të klubit.
Man United e ka bërë top prioritet transferimin e Kane, sidomos pasi vendosën ta shesin Anthony Martial gjatë verës.
Saha për "Compare.Bet" ka parashikuar se Kane do t'i bashkohet "Djajve të Kuq" dhe t'iu ndihmojë për ta fituar Premierligën.
"Parashikimi im është ky: Harry Kane do të vijë te Manchester United dhe ta fitojë Premierligën".
"Ai duhet të ketë parë disa nga ndeshjet e fundit te United dhe ka parë se nëse do t'iu bashkohet, sulmi do të ishte i veçantë".
"Ai mund të vlerësohet si një nga më të mirët në botë. Ai ka një mënyrë moderne të lojës, por në të njëjtën kohë është e shkollës së vjetër".
"Mendoj se ai mund të arrijë nivele më të larta, sidomos në aspektin personal sepse është ambasador i shkëlqyer për Premierligën. Vërtetë shpresoj që do të bëhet lojtar i Man Unitedit", deklaroi ai.
Kuptohet, largimi i Kane do të varet shumë nga pozita që Tottenham do ta sigurojë në fundin e sezonit, pasi nëse mbetet jashtë top katërshes me gjasë do të jetë viti i fundit te skuadra londineze.
Momentalisht, Tottenham nuk mendon ta shesë Kane, por gjërat mund të ndryshojnë gjatë afatit të ardhshëm veror.