Granit Xhaka ia dedikon golin vajzës së tij, ky është reagimi i saj
Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka shënoi një gol të bukur për t'i dhënë epërsinë skuadrës angleze ndaj Sporting Lisbones.
Pas një topi të kthyer, shqiptari u gjend në vendin e duhur për të kaluar "Topçinjtë" në avantazh.
E menjëherë ajo që mori vëmendje ishte festa e Xhakës, që iu drejtua kamerës duke mbajtur gishtin tek hunda.
Gruaja e Granitit, Leonita me anë të një postimi ka treguar se festimi ka qenë për vajzën e tij, e cila ishte duke festuar në të njëjtën mënyrë.
"Gol për Ayana siç premtoi. Të duam ty babai më i mirë", shkroi ajo.

Ndërkohë, rezultati momental është 1:1 dhe secilës skuadër i duhet se paku një gol për të avancuar tutje.