Gjiganti turk në "sulm" për Eden Hazardin - NACIONALE

Gjiganti turk në "sulm" për Eden Hazardin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Eden Hazard ka shansin të largohet nga Real Madridi, me gjigantin turk Fenerbahce që ka shprehur interesim.

Ish ylli i Chelseas po kalon formë të tmerrshme që kur kaloi te Real Madrid në vitin 2019 për 150 milionë funte.

Pas shtatë viteve të shkëlqyera në "Stamford Bridge", Hazard assesi s'e gjeti formën te Reali duke pasur lëndime të njëpasnjëshme dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në fanellën 'Galaktike'.

Mirëpo, kjo situatë mund të ndryshojë me gjigantin turk Fenerbahce që ka shprehur interesim, kështu raporton mediumi spanjoll "Fichajes".

Raporti shton se 19 herë kampioni i Turqisë është i hapur të paguajë pjesën më të madhe të pagës së futbollistit dhe Real Madrid gjithashtu është ‘pro’ i një marrëveshje të tillë.

Fenerbahce ka kontaktuar kampionin e La Ligas për këtë marrëveshje huazimi dhe do të ishte i hapur të paguante 5 milionë nga paga 6 milionë funte që belgu merr.

Sidoqoftë, Hazard thuhet se nuk po e mendon kalimin në Turqi me Real Madridin që ia kanë lënë gjithçka në dorë futbollistit.

Me situatën në "Santiago Bernabeu" që për sulmuesin nuk do të përmirësohet, mundësia që të rinis karrierën te Fenerbahce do të ishte zgjidhja ideale.

Gjërat për Hazard u vështirësuan këto ditët e fundit pas një paraqitje dëshpëruese në fitoren 1:0 ndaj skuadrës të divizionit të katërt, Cacereno në Kupën e Mbretit.

Ai u kritikua për paraqitjen edhe nga vetë kundërshtari Carmelo Mereciano, i cili deklaroi se Hazardit nuk po i interesonte fare ndeshja.

"Ishte sikur nuk i interesonte fare. Ai nuk e donte topin, nuk vrapo. Plotësisht nuk u pa".

Duke përfshirë atë paraqitje, Hazard ka qenë vetëm tre herë titullar në të gjitha garat për Realin këtë edicion.

Lajme të ngjashme