Giroud kalon në epërsi Milanin
Pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, Milani ka gjetur epërsinë kundër Dinamo Zagrebit në “San Siro”.
Një ndërhyrje e gabuar ndaj Leaos i kushtoi rëndë skuadrës kroate, me gjyqtarin e ndeshjes që akordoi penallti në të mirë të Milanit.
Në minutën e 45-të Giroud e ekzekutoi 11-metërshin, duke dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë skuadrës së tij një qetësi para se të shkojë në pauzën 15 minutëshe.