Gattuson s’e bind as telefonata e kryeministrit saudit Mohammed bin Salman - NACIONALE

Gattuson s’e bind as telefonata e kryeministrit saudit Mohammed bin Salman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gennaro Gattuso i ka hedhur poshtë ofertat e shumta nga klubet e Saudi Pro League, dhe madje as një telefonatë nga kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, s’ia ka ndryshuar mendjen.

Saudi Pro League, e cila po ndihmohet nga një fond i qeverisë saudite, janë pas lojtarëve dhe trajnerëve evropianë, duke bërë oferta tejet fitimprurëse për ta.

Në Serie A, trajnerë si Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho i kanë refuzuan tashmë ofertat luksoze nga klubet saudite. Gattuso është më i fundit që merr ofertë.

Mediat italiane raportojnë se ish-trajnerit të Milanit i kanë bërë ofertë shumë klube saudite, por ai i ka hedhur poshtë të gjitha ato.

Ai ishte kontaktuar personalisht madje edhe nga kryeministri i Arabisë Saudite, princi Mohammed bin Salman, por as kjo nuk ia ka ndryshuar mendjen.

Gattuso dëshiron të mbetet në Evropë për ta vazhduar karrierën e trajnerit pas një periudhe të vështirë në Valencia.

Ish-mesfushori italian ka marrë oferta në muajt e fundit, por asnjë nuk e ka bindur deri tani.

Të hënën, legjenda e futbollit anglez dhe ish-trajneri i Aston Villës, Steven Gerrard, u emërua trajner i Al-Ettifaq.

Saudi Pro League është duke munduar të sjellë në Lindjen e Mesme sa më shumë emrat të mëdhenj evropian, pas Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas, N’Golo Kantes, Marcelo Brozovicit, etj.

Lajme të ngjashme