Gattuso: E takova Shën Marinë e Virgjër kur e humbëm finalen e Champions kundër Liverpoolit - NACIONALE

Gattuso: E takova Shën Marinë e Virgjër kur e humbëm finalen e Champions kundër Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gennaro Gattuso thotë se ishte aq i tronditur nga humbja e Milanit kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampioëve në vitin 2005 saqë e kishte parë Shën Marinë e Virgjër.

Milani po e shkatërronte 3:0 Juventusin pas pjesës së parë të finales së paharrueshme në Stamboll më 2005, por dështoi ta mbrojë rezultatin dhe i lejoi të kuqtë e Anglisë ta barazonin atë.

Liverpooli triumfoi pastaj në penallti për ta fituar trofeun evropian që Milani mendonte se e kishte në dorë.

Gattuso u kthye për të folur për këtë rezultat duke e shprehur zemërimin me lojtarët e vet të Valencias, megjithëse skuadra spanjolle e udhëhequr nga ai fitoi 5:1 kundër Getafes të dielën.

Trajneri italian ishte i pakënaqur pse lojtarët e tij e ulën ritmin e lojës pasi krijuan një epërsi të thellë dhe kjo ia kishte kujtuar finalen e Stambollit.

“E humba një finale të Ligës së Kampionëve të cilën po e fitoja 3:0 kundër Liverpoolit dhe e takova në person Marinë e Virgjër. Mendoj se në futboll duhet të tregosh respekt dhe të jesh gjithmonë në momentin tënd më të mirë”, tha Gattuso.

Gattuso e citoi Shën Marinë e Virgjër në një frazë popullore italiane për të shprehur zemërim me gjendjen.

Trajneri italian e di më mirë se çdo kush se asnjë epërsi në futboll nuk është e sigurt.

Gattuso ishte zemëruar me lojtarët e vet, të cilët e pranuan një gol në fund të takimit kundër Getafes dhe Ilaix Moriba u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Ajo ishte fitorja e dytë e Valencias në katër ndeshje në La Liga këtë sezon.

Valencia do të përballet me Rayo Vallecnon në ndeshjen e radhës në ligë këtë të shtune.

Lajme të ngjashme