Galliani: Po të mos ishin lëndimet, Van Basten do ta fitonte Topin e Artë aq sa Ronaldo e Messi
Drejtori i Monzas, Adriano Galliani beson se ish- ylli i Milanit, Marco Van Basten, do ta kishte fituar Topin e Artë po aq herë sa Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, nëse nuk do të ishin lëndimet.
Ish-drejtori i kuqezinjve foli për DAZN për karrierën e tij në futboll dhe përshkroi lidhjen e tij të ngushtë me ish-holandezin, tre herë fitues i Topit të Artë.

“Milani ka pasur tetë fitues të Topit të Artë, por Marco Van Basten mbetet në zemrën time”, tha Galliani.
“Ai fitoi vetëm tre herë sepse u detyrua të tërhiqej në moshën 28-vjeçare për një problem në kyçin e këmbës. Po të kishte vazhduar, do të kishte fituar po aq sa Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
“Unë ende bie në gjunjë kur shoh Marcon, ai qesh, por për mua, ai është zonja jonë. Për mua, ai është lojtari më i mirë që kam pasur te Milani dhe Monza”.
Galliani: "Van Basten è come la Madonna. Mi inginocchio quando lo vedo" https://t.co/4c2EX6eShp
— MilanNews.it (@MilanNewsit) October 19, 2022
Van Basten iu bashkua Milanit në vitin 1987 nga Ajax, por shpejt u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni në kyçin e këmbës, duke mbetur jashtë fushës për gjashtë muaj.

Ai udhëhoqi Milanin për të fituar, ndër të tjera, katër kampionate italiane, tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa të UEFA-s dhe dy herë Kupën e Botës për klube. Ai shënoi 125 gola në 201 ndeshje me kuqezinjtë, duke fituar Topin e Artë në vitin 1988, 1989 dhe 1992.

Pas pensionimit të tij në 1995, ai u bë trajner futbolli dhe drejtoi ekipin e tij kombëtar nga linja e lojës në Kupën e Botës 2006, ku Holanda u eliminua në duart e Portugalisë në raundin e 16-të.
Pastaj udhëhoqi edhe tri skuadra në elitën holandeze, duke filluar me Ajax që qëndroi një vit, pastaj në Heerenveen dy vite, AZ Alkmaar ishte fillimisht trajneri e pastaj u bë zëvendës trajner dhe në fund gjatë 2015-2016 ishte zëvendës trajner te kombëtarja holandeze.