“Futboll për të gjithë” – Klubi gjerman u ofron bileta falas tifozëve për sezonin e ardhshëm - NACIONALE

“Futboll për të gjithë” – Klubi gjerman u ofron bileta falas tifozëve për sezonin e ardhshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi i kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Fortuna Dusseldorf, do t’u ofrojë të gjithë tifozëve bileta falas në disa ndeshje të sezonit të ardhshëm, në përpjekje për ta lidhur klubin më ngushtë me qytetin dhe tifozët.

Zyrtarët e Fortunës thanë se bileta falas për të gjithë tifozët – të cilët duhet të regjistrohen në një platformë për të jenë pjesë e shortit për biletë – do të shpërndahen për të paktën tri ndeshje në shtëpi sezonin e ardhshëm dhe çmimi i tyre do të mbulohet nga sponsorët.

Ne i kemi hapur dyert e futbollit për të gjithë. Ne do të kemi hyrje falas për ndeshjet e ligës në këtë stadium. Ne e quajmë këtë ‘Fortuna për të gjithë’, e cila mund dhe do të na cojë drejt një të ardhme të suksesshme”, tha Alexander Jobst, shef ekzekutiv i klubit.

Ai tha se faza testuese me të paktën tri ndeshje në shtëpi sezonin e ardhshëm do të zgjerohet në më shumë ndeshje dhe përfundimisht në të gjitha ndeshjet në shtëpi.

Fortuna mbetet klub dhe ky klub i takon miqve dhe anëtarëve. Ne e kemi përgjegjësi për ta vënë gur themelin e një të ardhme të suksesshme”, shtoi ai.

Klubi njoftoi se kompanitë kanë nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare në vlerë 45 milionë euro.

Rreth 20 për qind nga këto të hyra do të shkojnë për rininë dhe për futbollin e grave dhe 20 për qind të tjera për infrastrukturën digjitale dhe stadiumin.

Mesatarja e tifozëve të Fortunës për ndeshje është 30 mijë në kategorinë e dytë këtë sezon.

Liga elitare gjermane, Bundesliga, është kampionati më mesataren më të lartë të tifozëve për ndeshje në botë, me më shumë se 42 mijë tifozë për ndeshje.

Lajme të ngjashme