Frika për spiunim, Jose Mourinho ndryshon stërvitjet e fundit - NACIONALE

Frika për spiunim, Jose Mourinho ndryshon stërvitjet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho ka ndryshuan stërvitjet pasi frikësohet se shefi i Torinos, Ivan Juric mund të dërgojë ndonjë nga spiunët e tij që të shikojnë stërvitjet e Romës.

Tekniku portugez ende ëndërron një vend në top katërshe, prandaj nuk dëshiron të lërë “asnjë gurë pa lëvizur” për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas Il Corriere dello Sport, “Special One” ndryshoi seancën e zakonshme të stërvitjeve me rrotullime në formacionin e mundshëm, në mënyrë që të mos jepte ndonjë informacion kundërshtarëve. Thuhet se Mourinho ka frikë se Michele Orecchio, njeriu përgjegjës për vëzhgimin e kundërshtarëve të Torinos mund të ishte i pranishëm në seancën stërvitore para ndeshjes.

Raporti përmend gjithashtu se Mourinho dhe stafi i tij kanë bërë shaka për aftësitë vëzhguese të Orecchios, pasi që terreni stërvitor i Romës është i rrethuar me pankarta sponsorizuese për të parandaluar të tjerët të shikojnë ekipin gjatë seancave stërvitore.

Megjithatë, për të qenë absolutisht i sigurt, Mourinho dërgoi ndihmësin e tij Nuno Santos për të bërë një shëtitje nëpër terrenin e stërvitjes për të parë nëse ishte në të vërtetë e mundur të shihej drejt stërvitjeve duke u fshehur mes gardheve.

Roma momentalisht janë duke garuar me Interin, Milanin dhe Atalantan për një vend në top katërshe të Series A. Me dhjetë ndeshje të mbetura, ekipi i Mourinhos është në vendin e pestë, aq pikë sa ka Interi dhe një më pak se Milani, të cilët numërojnë 51 pikë.

Roma do të përballet me Torinon në udhëtim në kuadër të Serie A të shtunën. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme