Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit - NACIONALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës është mysafir i Izraelit, para përballjes së parë në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” me plot optimizëm synojnë ta nisin për së mbari këto kualifikuese, pavarësisht që i pret një sfidë jo e lehtë ndaj Izraelit, skuadër kjo që është rival direkt për të avancuar tutje.

Lajmi i mirë për përzgjedhësin Alain Giresse është se të gjithë yjet që ka ftuar përpos Elbasan Rashanit janë të gatshëm të nisin nga minuta e parë.

Tekniku francez shumicën e rasteve e ka përdorur formacionin 4-3-3 prandaj pritet që me një të tillë të jetë edhe nesër nga minuta e parë.

Aro Muric është i pazëvendësueshëm në portë, derisa në mbrojtje pritet të rikthehet Leart Paqarada në krahun e majtë, Amir Rrahmani dhe Mirlindi Kryeziu në “zemër”, kurse Florent Hadërgjonaj në krahun e djathtë.

Mesfusha pritet të jetë e ndërtuar nga dyshja Donat Rrudhani dhe Florent Muslija, me Bersant Celinën që do të nis nga minuta e parë në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese, apo i njohur si numri 10.

Ndërsa, në aspektin ofensivë pavarësisht shumë opsioneve – Kosova pritet të nis me Edon Zhegrovën dhe Milot Rashicën në krahë me Vedat Muriqin në qendër.

Pra, formacioni i Kosovës pritet të duket kështu:

Ndërkohë, përballja do të nis me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme