Formacionet zyrtare: Europa – Dukagjini
Europa do të jetë nikoqire e skuadrës kosovare Dukagjini në ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. ‘Hithat’ në ndeshjen e parë shënuan fitore me rezultat 2:1 dhe sot do të synojnë të kthehen me rezultat pozitiv në mënyrë që të ecin tutje drejt raundit të dytë.
Dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet startuese, që kanë preferuar skemën 4-3-3, me të cilën luajtën edhe në ndeshjen e parë, por në 11-she do të ketë ndryshime në të dy skuadrat.
Europa: Zappacosta; Olmos, Pozo, Curado, Tello; Bello, Quintana, Hernandez; Gimenez, Ruiz dhe Valle.

Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Syla, Basri, Kameraj; Iran Junior, Hugo, Shabani; Shala, Mërlaku dhe Zulfiji.

Padyshim që mungesa më e madhe te skuadra kosovare do të jetë mbrojtësi me përvojë të madhe Ardin Dallku, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë pas dy kartonëve të verdhë.
Dukagjini nga kjo ndeshje do të mjaftohej edhe me barazim për kualifikimin tutje, teksa për vendasit çdo fitore me dy gola diferencë do të thoshte përparim në raundin e dytë.
Ndeshja do të fillojë në ora 17:00 dhe zhvillohet në Gjibraltar.

