Formacionet zyrtare: Chelsea – Salzburg
Potter do të debutojë në pankinën e Chelseat në një sfidë shumë të rëndësishme që i pret të kaltrit sonte kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
Pas një hapi fals të papritur kundër Dinamo Zagrebit para një jave, me ç’rast pësoi disfatë dhe i kushtoi me largim nga puna ish-trajnerit Tuchel, tani londinezët do të përpiqen që t’i rikthehen pikëve të plota.
Këtë gjë ata do të mundohen ta bëjnë me këtë XI-she startuese, të cilën mund ta shihni më poshtë. Salzburgu në anën tjetër do të bëjë të pamundurën që të dalë me pikë, njësoj siç bëri ndaj Milanit një javë më parë, duke barazuar 1:1.
