Formacionet zyrtare: Bate Borisov - Ballkani | Partizani – Astana
Kampioni i Kosovës Ballkani dhe Kampioni i Shqipërisë Partizani, sot e kërkojnë kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, me vetëm 90 minuta larg për ta bërë një gjë të tillë.
‘Xhebrailat’ për ta rishkruar historinë nga sezoni i kaluar e kanë fare më të lehtë, pasi mposhtën Bate Borisovin në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4:1 në Fadil Vokrri, ndërsa Partizanin e pret punë paksa më e vështirë ndaj kazakëve të Astanës, me këta të fundit që kanë avantazhin nga ndeshja e parë.
Formacionet zyrtare:
Bate Borisov – Ballkani
Skuadrës së Ilir Dajës do t’i konvenonte çdo rezultat deri në një humbje me tre gola diferencë, për të shkuar sërish në grupet e Ligës së Konferencës dhe nga ajo çfarë pamë nga ndeshja e kaluar, kjo është shumë e mundshme të bëhet.
Trajneri i vendaseve ka vendosur të luajë me rreshtimin 5-3-2, diçka më ndryshe se java e kaluar.
Bate Borisov: Kudravets; Nechaev, Martynov, Khadarkevich, Bane, Jimoh; Volkov, Bocharov, Grechikho; Laptev dhe Kontsevoi.

Në anën tjetër Ilir Daja nuk ka ndryshuar në rreshtimin e tij, duke vendosur sërish për 4-3-3.
Ballkani: Koliçi; Trashi, Jashanica, Dellova, Thaqi; Zyba, Kuc, Korenica; Tolaj, Gripshi dhe Kryeziu.

Partizani – Astana
Partizani edhe pse vështirë, do ta tentojë përmbysjen e rezultatit për ta arritur kualifikimin e parë në këtë garë evropiane.
Trajneri Zoran Zekic ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1 për ta nisur ndeshjen sot.
Partizani: Qirko; Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski; Bilalli, Maguette; Rrapaj, Murataj, Cara; Bintsouka.

Homologu i tij, Grigoriy Babayan do të luajë me rreshtimin 3-5-2.
Astana: Condric; Amanovic, Marochkin, Beysebekov; Vorogovskiy, Ourega, Loncar, Ebong, Hovhannisyan; Darboe dhe Tomasov.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në ora 20:00, me Ballkanin që luan në udhëtim, e Partizani në Air Albania në Tiranë.
