Formacionet e mundshme: Bayern Munich - PSG
Bayern Munich do të jetë nikoqir i Paris-Saint Germain në kuadër të ndeshjes më interesante të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
"Bavarezzët" kanë avantazhin pasi fituan me rezultat 0:1 në "Parkun e Princave", andaj synojnë ta mbajnë për të prekur çerekfinalen.
Në anën tjetër, PSG ende nuk është dorëzuar pasi janë optimistë të mëdhënj për një përmbysje si mysafir.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich (3-4-2-1): Sommer; Stanisic, Upamecano, de Ligt; Coman, Kimmich, Goretzka, Davies; Sane, Musiala; Choupo-Moting

PSG (3-5-2): Donnarumma; Pereira, Marquinhos, Ramos; Mukiele, Vitinha, Verratti, Ruiz, Mendes; Messi, Mbappe

Dy gjigantët evropianë me mungesa
Si Bayern Munich ashtu edhe PSG kanë disa mungesa kyçe, prandaj pritet të bëjnë ndryshime në stilin e lojës.
"Bavarezzët" janë pa mbrojtësit Lucas Hernandez (i lënduar) dhe Benjamin Pavard (u ndëshkua me të kuq ndeshjen e parë), si dhe portierin Manuel Neuer që ka humbur sezonin shkaku që theu këmbën në skijim.
Në anën tjetër, edhe mbrojtësi Noussair Mazraoui është në dyshime pasi ka disa probleme në zemër.
Kurse, PSG është pa dyshen kyçe Neymar Junior dhe Presnel Kimpembe, të dy futbollistët që kanë pësuar lëndime së fundmi. Braziliani ka humbur tërë sezonin, derisa francezi ka lënduar këmbën dhe do të jetë edhe për një kohë jashtë fushës.