Fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Interit e Barcelonës ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare
Ish-legjenda e Interit dhe Barcelonës, fituesi i Topit të Artë, Luis Suarez, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Mesfushori legjendar, i cili njihej si Luisito, është përshkruar nga gjigantët e Serisë A, Inter si "lojtari i përsosur që, përmes talentit të tij, frymëzoi brezat e rinj".
The perfect player who, through his talent, inspired generations.
— Inter (@Inter_en) July 9, 2023
Ciao, Luisito.#FCIM pic.twitter.com/lPnmw8qifh
Suarez, i cili bëri 32 paraqitje për Spanjën dhe i ndihmoi ata të shijonin lavdinë e Kampionatit Evropian në vitin 1964, mbahet mend më së miri për magjinë e tij në San Siro.
Ai iu bashkua Interit në vitin 1961 dhe do të kalonte nëntë vite të paharrueshme në Milano.
Suarez kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme që zikaltrit të fitonin tre tituj të Serisë A-së, dy Kupa Evropiane që njihen tash si Liga të Kampionëve dhe disa Kupa Ndërkontinentale.

Para se të lidhej me Interin, ai kaloi gjashtë sezone në radhët e Barcelonës.
Dy tituj të La Ligës i fitoi në atë periudhë, me Suarez që gjithashtu konsiderohet një figurë legjendare në Camp Nou.
Gjatë kohës së tij te katalunasit, në vitin 1960, ai u bë lojtari i parë dhe deri tani i vetmi me origjinë spanjolle që fitoi Topin e Artë, çmimin më të vlefshëm individual për futbollistët.

Suarez luajti tre vitet e fundit të karrierës së tij në Itali me Sampdorian, përpara se të bëhej trajner.
Ai u kthye në Inter në tre raste si trajner, por nuk ishte në gjendje të përsëriste suksesin e ditëve të tij si lojtar.

‘I magjishmi’ u bë gjithashtu trajner i Kombëtares së Spanjës U21 dhe ekipit kombëtar të, të rriturve më pastaj.