FFK ia ndalon Rahovecit të luajë në stadiumin e vetë shkaku i fushës së rënduar
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ia ka ndaluar klubit futbollistik Rahoveci të luajë në stadiumin e vetë shkaku i fushës së rënduar.
Sipas FFK-së, infrastruktura e dobët e fushës së Rahovecit nuk i plotëson kushtet për lojë, andaj ata nuk kanë të drejtë të luajnë derisa të ketë përmirësime.
"Ju njoftojmë se komisioni për infrastrukturë sportive pas vizitës në stadiumin "Jahja Danuza" në Rahovec.
Ka dal me vendim se për shkak të infrastrukturës së dobët e në veçanti të fushës e cila nuk i plotëson as kushtet minimale për lojë, dhe nga ankesat nga disa klube të ligës së parë, duhet ta fuqizojmë vendimin për ndalesë loje në këtë stadium për stinorin pranveror, deri në momentin kur përmirësohet infrastruktura në fushë", shkroi FFK.

Kjo padyshim është një goditje e madhe për Rahovecin, skuadër kjo që po "lufton" për ngritjen në Superligën e Kosovës.
Rahoveci momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë në Ligën e Parë, grupi A, me 25 pikë të mbledhura, tre më pak se Feronikeli 74.
Kështu, Rahoveci tani është i detyruar të luajë ndeshjet e mbetura si vendas në Malishevë ose Suharekë.