Fanatik: Rapid Bukureshti e transferon Albion Rrahmanin për 600 mijë euro - NACIONALE

Fanatik: Rapid Bukureshti e transferon Albion Rrahmanin për 600 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi rumun “Fanatik”, e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Albion Rrahmani nga Ballkani për 600 mijë euro.

Pas Ermal Krasniqit, duket se edhe qendërsulmuesi i “Xhebrailave” karrierën do ta vazhdojë në Rumani, veçse jo te Cluji por te Rapidi.

Gazetari rumun Horia Ivanovici ka njoftuar se një marrëveshje tashmë është arritur ndërmjet dy klubeve.

Ai menjëherë arriti me sulmuesin e Ballkanit Abion Rrahmani. Dan Sucu pagoi 600 mijë euro për Rrahmanin, që është vlerë e pabesueshme për Ballkanin. 34 gola dhe 9 asistime në 67 ndeshje te Ballkani. 7 gola në 6 ndeshje në kualifikuese të Ligës së Konferencës, 2 asistime në grupe ndaj Slavia Praga dhe Cluj”.

Dan Sucu pagoi 600 mijë euro, ai po vjen te Rapidi dhe do të njoftohet zyrtarisht këtë javë, të jesh kosovar është më vështirë që të marrësh pasaportë dhe të hysh në Rumani. Njoftimi zyrtar ende mungon, por është 100 për qind i kryer. Ai është sulmuesi i ri i Rapidit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ende është në dyshime nëse Rrahmani do të qëndrojë te Ballkani për t’iu ndihmuar të kualifikohen në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë, “Xhebrailat” thuajse kanë avancuar në rrethin e tretë kualifikues pas fitores 3:0 ndaj Larnes në “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme