ESPN: CR7 kërkoi të bëhej kapiten te Man Unitedi, Rangnick e refuzoi
Sulmuesi Cristiano Ronaldo kishte bërë kërkesë që të ishte kapiten te Manchester United duke e zëvendësuar Harry Maguire, por kjo gjë u refuzua.
"Djajtë e Kuq" ia ndërprenë kontratën Ronaldos në nëntor, pas një intervistë tronditëse të këtij të fundit me Piers Morgan.
Me shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer, Ronaldo kërkoi që të bëhej kapiten, por që Ralf Rangick ia refuzoi menjëherë kërkesën duke lejuar Maguiren ta mbajë shiritin, gjithnjë në bazë të asaj që raporton "ESPN".
Maguire është duke vazhduar të kalojë një kohë të vështirë te Man United. 30-vjeçari iu bashkua klubit anglez në vitin 2019 në një marrëveshje 80 milionëshe, por Ten Hag preferon Raphael Varane dhe Lisandro Martinez në "zemrën e mbrojtjes".
"Dua të luaj çdo ndeshje për klubin dhe shtetin tim. Mendoj se jam nivel që të luaj në nivelin e lartë dhe e kam dëshmuar në pesë ose gjashtë vitet e fundit".
"E kuptoj që lojtarët që po luajnë te Manchester United janë të mirë dhe kam kompeticion të lartë me disa qendërmbrojtës të mrekullueshëm. Është mirë për klubin dhe ta shtyjmë njëri-tjetrin", kishte deklaruar ai javën e kaluar.
Ndërkohë, Ronaldo pas largimit nga Man Unitedi iu bashkua Al Nassr, aty ku po korr suksese derisa tregoi formën e lartë te kombëtarja e Portugalisë në dy ndeshjet e marsit duke shënuar katër gola.