“Është hera e parë” – Trajneri i Milanit tregon arsyen se pse është shumë i lumtur për Rafael Leaon
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, lavdëroi dje yllin e skuadrës së tij, Rafael Leao, në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Bolognës, duke thënë se portugezi për herë të parë dje pati ngërçe.
Kuqezinjtë e nisën sezonin e ri të Serie A me një fitore 2:0 ndaj Bolognës në Stadio Dall'Ara të hënën.
Pioli lavdëroi Rafael Leaon gjatë intervistës së tij me DAZN pas fishkëllimës së fundit dhe vazhdoi të komplimentonte sulmuesin portugez gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur sepse mendoj se është hera e parë që Leao ka ngërçe. Kur keni ngërçe, do të thotë se keni dhënë gjithçka. Nuk dua t'i shoh lojtarët që kthehen në shtëpi duke thënë 'Zotëri nuk jam i lodhur, mund të jap ende diçka'. Dua lojtarë që duhet të lirohen sepse kanë ngërçe. Rafa ka superfuqi, por mund të ketë edhe ngërçe nëse vrapon gjatë gjithë lojës”.
Portugezi ishte i rraskapitur dhe e ka larguar topin menjëherë pas fishkëllimës së fundit, i shtrirë në tokë për shkak të lodhjes.
Leao luajti ndeshjen e tij të parë konkurruese me fanellën nr.10 të Milanit, të cilën e mori pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid në fillim të kësaj vere. Kuqezinjtë shënuan dy gola në 21 minutat e para në Stadio Dall'Ara përmes Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.
Djemtë e Piolit luajnë ndeshjen e dytë të sezonit në Serie A të shtunën kundër Torinos në San Siro, në debutimin e tyre në shtëpi në sezonin 2023-2024.

