Erik ten Hag kritikon vendimin e Leeds United për të shkarkuar Jesse Marsch
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka kritikuar vendimin e Leeds Unitedit për të shkarkuar Jesse Marsch dhe ka paralajmëruar se largimi i amerikanit nuk do t'i rregullojë problemet e klubit.
Marsch u shkarkua të hënën pas një seri rezultatesh negative, ku Leeds kanë mbetur pa fitore që nga 5 nëntori.
Amerikani zëvendësoi Marco Bielsa javën e kaluar dhe menaxhoi t'i mbante në Premierligë edicionin që lamë pas.
"Gjithnjë është keq kur një trajner që është koleg shkarkohet, nuk mendoj se nëse shkarkon trajnerin t'i do të marrësh rezultate të mira".
"Shumicën e kohës nuk funksionon. Lëreni trajnerët ta bëjnë punën e tyre, ta përfundojnë dhe të bëjnë përmirësimin. Sigurisht, presioni është i lartë me klubet që marrin vendimet përfundimtare".
"Por nëse sheh të gjitha faktet dhe statistikat, e kupton që shumicën e kohës nuk punon ashtu", deklaroi ai.
Manchester United do të zhvillojë dy ndeshje radhazi ndaj Leeds Unitedit në kuadër të Premierligës, njërën si nikoqir e pastaj si mysafir.
Ndërkohë, Leeds momentalisht ende s'kanë gjetur pasuesin e Marsch dhe asistentët do të drejtojnë skuadrën në përballjen ndaj "Djajve të Kuq".