Ederson: Diasi u deh pas vetëm dy tekeve alkool dhe volli në çantën e nënës së Grealishit
Edersoni ka zbuluar se Ruben Diasi kishte vjell në çantën e dorës së nënës së Jack Grealishit, pasi i kishte pirë vetëm dy teke alkool gjatë festës së tripletës nga Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës bëri një aheng epik – i cili zgjati disa ditë – pasi e fitoi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Interin në finale javën e kaluar.
Nga Stambolli deri në Mançester e Ibiza, lojtarët e Cityt festuan si të marrë, pasi kurora evropiane ishte trofeu i tretë sezonal pas Premierligës së FA Cup.
Grealishi ishte në qendër të vëmendjes gjatë festës duke pirë, por disa prej bashkëlojtarëve të tij nuk arritën ta mbanin ritmin.
Duke folur për TNT Sports, portieri i City Ederson tha: “Pas një sezoni dërrmues dhe të jashtëzakonshëm, që vetëm Unitedi i kishte bërë, natyrisht se ne duhej ta shijonim se t’i lejonim emocionet të rridhnin. Këta janë muaj pune intensive”.

“Kushdo që pi, pi. 99% e grupit piu, e shijoi. Shumë lojtarë u ndalën të hënën. Duhet t’i shijojmë kohët e mira”.
Ai shtoi: “I vetmi që nuk piu ishte Nathan Ake, ka edhe tjerë që nuk pinë por ata bëjnë përjashtim. Dias ishte ndër ta, por nuk funksionoi për të. Dy teke dhe e volli të tërën. Për koincidencë, ra në çantën e dorës së nënës së Grealishit.”
Diasi ishte ndër mbrojtësit kryesorë në skuadrën e City, pasi i bëri 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit.
