"E pëlqej Messin": Talenti 19-vjeçar i Dukagjinit tregon se ëndërron të luajë në Evropë
Erduard Berisha, një futbollist 19-vjeçar, po vazhdon të shkëlqejë në grupmoshën U-21 të Dukagjinit.
Futbollisti nga Peja duket se ka një të ardhme të sigurt në këtë klub, që garon në Superligën e Kosovës në futboll. Para se të kalonte në Dukagjin, Berisha kishte mbrojtur ngjyrat e FC Besës dhe FC Rilindja nga Peja.
Në rolin e mesfushorit ofansiv, Eduardi dallohet me lojën e bukur e golat. Berisha tregoi se e pëlqen Messin, futbollistin legjendar të Barcelonës, ndërsa vetë ai synon që nga ky vit të debutojë me ekipin e parë të Dukagjinit.
Në një bisedë me Nacionalen, mesfushori Berisha tregoi se ëndërron të luajë në Evropë.
“Ëndërroj me dalë me lujtë në Evropë” – ka thënë shkurtimisht ai.