E konfirmuar: Ylli i ri i Arsenalit për një kohë të gjatë jashtë fushës - NACIONALE

E konfirmuar: Ylli i ri i Arsenalit për një kohë të gjatë jashtë fushës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i ri i Arsenalit, Jurrien Timber, do të përballet me muaj të tërë jashtë fushës, pasi është konfirmuar se ka këputur ligamentin kryqëzor të përparmë, në debutimin e tij në Premierligë ndaj Nottingham Forest.

Mbrojtësi holandez, një nënshkrim veror prej 40 milionë euro për skuadrën e Mikel Artetës, mori goditjen në minutën e 50-të të fitores 2:1 të së shtunës ndaj Nottingham Forest, përpara se të zëvendësohej nga Takehiro Tomiyasu.

22-vjeçari ka nevojë për një operacion për dëmtimin e pësuar dhe Arsenali nuk ka dhënë një afat kohor për mungesën e tij, me klubin që ka thënë se ai "do të jetë jashtë fushës për një periudhë kohore".

Në deklaratë thuhej: "Mbështetja dhe ekspertiza nga ekipi ynë mjekësor dhe të gjithë në klub tani do të përqendrohen në programin e rehabilitimit të Jurrien, për t'u siguruar që ai të rikuperohet mirë dhe të kthehet të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur."

Timber kishte bërë dy paraqitje që nga ardhja e tij - e para ishte fitorja e Community Shield kundër Manchester City në fillim të këtij muaji - përpara se të dilte në fushë kundër Forest.

Arsenal confirm Jurrien Timber has suffered ACL injury

Një lëndim i tillë në kushte normale, futbollistëve iu merr një periudhë relativisht të gjatë deri në 10 muaj, derisa minimumi dhe rikuperimi më i shpejtë nga ky lëndim mund të bëhet për gjashtë muaj, siç ka raste tjera tek disa yje të futbollit.

Lajme të ngjashme