Dy të vdekur dhe shumë të plagosur në ditën hapëse të Kupës së Botës për Gra
Dy persona kanë vdekur dhe shumë të tjera kanë mbetur të plagosur kur një person i armatosur hapi zjarr në qytetin Auckland të Zelandës së Re, disa orë para fillimit të Kupës së Botës për Gra, që do të zhvillohet në dy shtete.
Policia e Zelandës së Re konfirmoi se dy persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr pak pas orës 7 të mëngjesit të së enjtes në një kantier ndërtimi në distriktin e biznesit të Auckland. Në vendngjarje u shpall i vdekur edhe autori i armës
Shërbimi i ambulancës së qytetit konfirmoi se tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Bashkënikoqirët e turneut, Zelanda e Re, do të zhvillojë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për gra në qytet në orën 19:00 me orën lokale të enjten në Eden Park.
Incidenti ndodhi rreth orës 7:22 të mëngjesit me orën lokale (21:22 pasdite të mërkurën me kohën lokale të Kosovës), afër zonës së tifozëve të FIFA-s rreth zonës Queen Street dhe Quay Street të distriktit të biznesit të Auckland. Sulmuesi sulmoi një kantier që ishte plot me punëtorë ndërtimi. Policia thotë se autori ka lëvizur nëpër ndërtesë ndërsa shkarkonte armën e tij dhe u gjet i vdekur pak kohë më vonë.
What has unfolded is understandably alarming and we are reassuring the public that this incident has been contained and is an isolated incident.
— New Zealand Police (@nzpolice) July 19, 2023
We can also advise that this is not a national security risk.
Forcat e rendit kanë siguruar publikun se situata është kontrolluar dhe është një incident i izoluar. Ata thanë se incidenti nuk është një rrezik për sigurinë kombëtare.
Kryebashkiaku i Aucklandit, Wayne Brown, i tha rrjetit televiziv TVNZ: “Kjo situatë e tmerrshme nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe kur bota i ka sytë nga ne. Është e tmerrshme, veçanërisht pasi nuk kemi pasur kurrë një incident si ky më parë. Unë e kuptoj që gjuajtësi ka vdekur, por askush nuk është absolutisht i sigurt për këtë. Është shumë e frikshme.”
Kampi i ShBA-së të cilat janë kampione në fuqi të botës, janë të vendosur në Auckland dhe një zëdhënës i ekipit konfirmoi se të gjithë anëtarët janë të sigurt dhe mirë.
Incidenti vjen disa orë përpara se Zelanda e Re të nisë turneun në qytet kundër Norvegjisë në Eden Park, rreth 20 minuta me tren nga vendi i të shtënave.