Drama e basketbollit: Ylli e Trepça në betejë për titull
Ndeshja e djeshme mes Trepçës e Yllit ishte absolutisht e jashtëzakonshme.
Epërsi të larta, rikthime e dramë në fund.
Kjo u përmbyll me fitore minimale të Yllit me rezultat 80-79 përballë skuadrës nga Mitrovica.
Kjo do të thotë se së paku duhet të zhvillohen edhe dy ndeshje për të përcaktuar kampionin. Më së shumti, edhe tri ndeshje.
Se kush do të shpallet kampion, mbetet të shihet.