Distria shumë pranë titullit të parë të botës në xhudo - NACIONALE

Distria shumë pranë titullit të parë të botës në xhudo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Distria Krasniqi e ka bërë edhe një hap drejt titullit të kampiones së botës në xhudo për herë të parë në karrierën e saj të shquar, duke arritur në gjysmëfinale të Botërorit të Xhudos Doha 2023.

Kampionia olimpike e Kosovës e mundi jugkoreanën Seyun Jang në çerekfinale, duke e shënuar fitoren e tretë drejt titullit.

Jang i bëri tri shido që i kushtuan me ndëshkim që ia humbi luftën kundër Krasniqit.

Kosovarja 27-vjeçare do të përballet me Uta Abe, katër herë kampionen e botës nga Japonia, në gjysmëfinale në kërkim të titullit të parë të botës në xhudo në kategorinë -52 kilogramë.

Krasniqi e ka fituar një herë botërorin e xhudos, por si juniore në vitin 2015 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Botërori është titulli i vetëm i madh që i mungon Krasniqit në karrierën e saj të shquar.

Edhe në rast disfate, ajo do të mbetej në garë për medalje të bronztë, apo vend të tretë.

Krasniqi i ka tashmë dy medalje të bronzta nga botëroret e xhudos në vitet 2019 dhe 2022, në një kategori tjetër, atë -48 kilogramë.

Ky lajm është duke u përditësuar

Lajme të ngjashme