Di Maria: Juventusi është shtëpia ime - NACIONALE

Di Maria: Juventusi është shtëpia ime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Juventusit, Angel Di Maria mund të mos e ketë pasur fillimin perfekt të jetës me Juventusin, por anësori argjentinas është ende i lumtur me vendimin që mori të vinte në Itali. Ai thotë se ndihet sikur në shtëpinë e tij këtu, kështu duke heshtur raportimet që lakojnë emrin e tij.

34-vjeçari iu bashkua zonjës së vjetër në verë në një transferim të lirë pasi i dha fund një periudhe shtatëvjeçare me Paris Saint-Germain, duke shtuar një sulmues me përvojë dhe produktiv në vijën e parë të bardhezinjëve.

When will Angel Di Maria return for Juventus? -Juvefc.com

Di Maria ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në katër ndeshjet e tij të para, por një dëmtim i lehtë muskulor dhe një karton i kuq në humbjen ndaj Monzas e kanë zbehur pak startin e tij.

Duke folur për 433, Di Maria së pari diskutoi një foto të tij në një pishinë me Alex Sandro, Paulo Dybala, Danilo, Paul Pogba dhe Arthur.

Juve in piscina con Dybala Di Maria, Pogba, Alex Sandro, Danilo e Arthur - La Gazzetta dello Sport

“Kjo foto daton në ditën time të katërt apo të pestë në Juventus. Epo, më dukej sikur kisha qenë në Juventus për katër ose pesë vjet.

“Kjo foto tregon afeksionin dhe çfarë është Juventusi në të vërtetë, një familje e madhe. Për mua, arritja këtu është më se e rëndësishme. Ndihem sikur jam në shtëpi. Nga dita e parë.”

Ai preku se çfarë do të thotë për të koncepti i familjes.

“Do të thotë të jem të gjithë për një, gjithmonë, të jem gati në çdo rast për gruan dhe vajzat e mia. Unë luftoj, kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për ta, ata janë forca ime, motori im.”

34-vjeçari u kthye në fazat e hershme të jetës së tij dhe kuptimin e tatuazheve të tij.

“Fëmijëria ime është Rosario Central, aty fillova të luaja ‘futboll’, aty fillova ta dua futbollin, një nga gjërat themelore në ekzistencën time. Unë i dua tatuazhet, të gjitha kanë vlerë dhe kuptim. Unë kam emrat e gruas dhe vajzave të mia, inicialet e çdo anëtari të familjes sime.

Ángel Di María's 14 Tattoos & Their Meanings - Body Art Guru

“Në këmbën time të djathtë është shtëpia ku jam rritur, topi i parë me të cilin kam debutuar në Primera Division, Monumenti La Bandera në Rosario. Gjithçka që kam në trup është e veçantë.”

Më në fund, Di Maria reflektoi për fitoren e Argjentinës në Copa America vitin e kaluar.

Copa America: Angel Di Maria shows off incredible tattoo to celebrate Argentina's win | GiveMeSport

“Është diçka për të cilën kam luftuar për 13 vjet, tregon sakrificë, këmbëngulje dhe dëshirë për të arritur qëllimin”.

Lajme të ngjashme