Dënohet me burgim ylli i Holandës, e theri me thikë kushëririn e vet - NACIONALE

Dënohet me burgim ylli i Holandës, e theri me thikë kushëririn e vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Quincy Promes është dënuar me 18 muaj burim, pasi u shpall fajtor për sulm me thikë nga një gjykatë në Holandë.

Sulmuesi 31-vjeçar i shmangi akuzat për tentim vrasje pas një përleshjeje në vitin 2020 gjatë të cilës e kishte therur me thikë në gju kushëririn e vet.

Promes i ka mohuar akuzat vazhdimisht, por prokuroria në Holandë tha se kishte mjaftueshëm prova kundër tij sa për ta futur në burg.

Promes, i cili i bëri 50 paraqitje për Holandën gjatë karrierës, nuk ishte në gjykatë kur u shqiptua dënimi ndaj tij në mëmëdhe, dhe nuk është e qartë se kur do të kthehet ai.

Ai jeton në Rusi pasi luan për Spartak Moscow.

Promes u dënua në mungesë pas dëshmive të dy dëshmitarëve të rastit dhe zbulimit të bisedës në telefonin e tij.

Ish-ylli i Ajaxit dhe Sevillës është gjobitur edhe me 7 mijë euro si dëmshpërblim për viktimën.

Gjykatësi tha se dënimi ndaj tij do të kishte qenë më i lehtë – përafërsisht më pak se gjashtë muaj në burg – sikur ai të merrte pjesë në seancën dëgjimore dhe të tregonte pendesë dhe keqardhje.

Promes mund të ankohet ndaj vendimit, derisa do të përballet me një gjykim tjetër më vonë pasi akuzohet për përfshirje në trafikim me drogë.

Lajme të ngjashme